Vuçiq

Vuçiq i lavdëron shqiptarët që kanë besë, por nuk tregon se serbët janë të pabesë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar lart shqiptarët si karakter, duke kërkuar nga biznesmenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri, sepse sipas tij shqiptarët kanë besë. Ai tha se në kohën kur ekonomia është e rëndësishme, ky është patriotizëm dhe kjo është rruga e vetme që duhet ndjekur.  Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”, tha Vuçiç, me një ironi mjaft perfide. Pretendimet e Serbisë për t’u dyndur ekonomikisht në Shqipëri, janë sikur ato greke, të cilat tashmë kanë pushtuar jugun, ndërsa Serbia të njëjtën gjë e synon në veri të Shqipërisë. Le t iu besojnë shqiptarët serbëve përderisa nuk ia kanë besën njëri tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …