Vuçiq për qëllime të caktuara ankohet se gjoja Serbia nuk ka qenë kurrë në situatë më të vështirë se sa tani

Vuçiq për qëllime të caktuara ankohet se gjoja Serbia nuk ka qenë kurrë në situatë më të vështirë se sa tani

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Serbia nuk ka qenë kurrë në situatë më të vështirë se sa në ditën e sotme. Ai, bashkë me kryeministren serbe Ana Bërnabiq janë takuar sot me ambasadorin kinez në Beograd Li Manchang. Dy zyrtarët e lartë të Beogradit e kanë lutur ambasadorin e Kinë që ta njoftojë udhëheqjen kineze për zhvillimet në Kosovë. “Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën Veriore ka dëshmuar se forcat e KFOR-it , përkatësisht të NATO- s, qëllimisht kanë mashtruar opinionin e gjithëmbarshëm dhe tash të gjithë e kanë të qartë se me urdhër të kujt dhe në bashkëpunim me cilat fuqi kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiqi. Po sot, Vuçiqi është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ndërsa më herë rreth Kosove kishte folur me përfaqësuesit e ushtrisë e të policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …