Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Serbët ndodhen para një vendimi të vështirë, të votojnë Haradinajn apo Vetëvendosjen

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vet serbët. Ai ka shtuar më tutje se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë para vendimit të vështirë dhe se ju takon atyre a do të votojnë për Ramush Haradinajn apo Vetëvendosjen e Albin Kurtit që synon bashkimin me Shqipërinë. Vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë, ka theksuar kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ndërkohë, pas takimit që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë të Serbisë, Marko Gjuriq, bëhet e ditur se Lista Serbe do të hyjë në qeverinë e ardhshme të Kosovës, në krye të së cilës pritet të jetë Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …