leoni

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja

Vuçiq thyen heshtjen pas takimit me me Grenell, thotë askush nuk na ofron ndarjen, askush nuk na ofron asgjë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin e tij me të dërguarin special të Shba-ve për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell. Mediat serbe sot kanë raportuar se Vuçiq kishte telashe të mëdha gjatë takimit me të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump. Kurse, sot Vuçiq ka thyer heshtjen duke bërë komentet e para lidhura me takimin. “Askush nuk na ofron ndarjen, askush nuk na ofron asgjë. Nuk dëshirojnë të na japin asgjë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve në Kovin, i pyetur nëse ardhja e Grenellit ofron bindjen se do të hiqet taksa dhe nëse nga Serbia do të kërkohet diçka në kompensim. “Më duhet kohë për të reflektuar mbi bisedën me Richard Grenell dhe për të parë se çfarë mund të bëjmë më tej”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …