Vuk Drashkoviq

Vuk Drashkoviq: Putini do ta pranojë Kosovën në OKB pasi shtetet e tjera ta njohin pavarësinë e Donbasit

Shkrimtari serb dhe ish ministri i Jashtëm i Serbisë, në Qeverinë e Millosheviqit,  Vuk Drashkoviq, ka thënë se argumenti më i zakonshëm që përdoret në Serbi për të qenë në krah të Rusisë është se ky vend po e mbron Kosovën dhe është kundër pavarësisë së saj. Kështu shkruajnë mediat serbe, por kjo është i pavërtetë. “Njerëzit në Serbi janë viktima të atyre të pavërtetave themelore që propaganda i ka shndërruar në mite thuajse kulte kombëtare. Por që Rusia mbron Kosovën është e pavërtetë. Një ditë pas kapitullimit  të Serbisë më 11 qershor të vitit 1999 (me marrëveshjen e Kumanovës), rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me votën pro të Rusisë, e privoi Serbinë nga integriteti dhe sovraniteti i saj territorial dhe duhej të tërhiqte të gjitha simbolet e saj të shtetit”, ka thënë Drashkoviq.  “Unë kam qenë ministër i Jashtëm, Serbia përfaqësohej nga Boris Tadiq dhe Vojisllav Koshtunica. Ndërmjetësi ishte i dërguari special Martti Ahtisaari. Me zërin e Rusisë, ai duhej t’i përmbahej katër parimeve në Vjenë: e para – mos kthim i Serbisë në Kosovë, mos kthim në situatën para miratimit të Rezolutës 1244, së dyti – mos ndarje e Kosovës, e treta – jo bashkim me Shqipërinë dhe së katërti – shqiptarët duhet t’i garantojnë të drejtat maksimale popullit serb dhe të mbrojnë në maksimum trashëgiminë kulturore serbe. Drashkoviq thotë se Rusia votoi për të katër parimet, por në momentin kur do të miratohej propozimi i Ahtisaarit, Rusia “ishte në kërkim të tregtisë”.

Ata thanë – ne i mbështesim të gjithë, me kusht që Abkhazia, Osetia dhe Transnistria të marrin të njëjtin status. Në vërejtjen se rusët votuan si në Grupin e Kontaktit ashtu edhe në Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ata u përgjigjën – ky ishte interesi ynë atëherë, tani është ky”. Ukraina nuk ishte në lojë atëherë, ndërsarasti i Kosovës nuk është precedent. Putini e di se ai po përdor diçka që nuk është për krahasim, por ai supozon se te disa njerëz dhe shtetarë i jep atij një alibi dhe justifikim për këtë agresion të tmerrshëm”. Drashkoviq thotë se  Putini do të vazhdojë ta ‘mbrojë Kosovën duke vënë veton ndaj anëtarësimit të saj në organizata, deri sa vendet tjera ta njohin pavarësinë e Donbasit”, dhe kur ta njohin këtë, “ai do ta pranojë statusin e Kosovës në OKB, ka saktësuar Vuk Drashkoviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …