Adem Demaci

Vullnetarët e lirisë nga Shqipëria i urojnë shëndet Simbolit të Rezistencës Shqiptare, bacë, Adem Demaçit

Ne, Vullnetarët e Lirisë, pjesëmarrës në Luftën për Çlirimin e Kosovës 1998-1999, i urojmë jetë sa më të gjatë dhe shëndet Simbolit të Rezistencës Shqiptare, z. ADEM DEMAÇI, me rastin e 81 vjetorit të ditëlindjes së tij! Ishte rënia heroike e legjendarit Adem Jashari dhe  dalja e z. ADEM DEMAÇI në krye të politikës së asaj Lufte Çlirimtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që na frymëzoi e na dha besim për fitore edhe ne nga shteti amë, të rrëmbenim armët dhe të rreshtoheshim në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, dhe për këtë jemi krenarë! Edhe një herë: JETË SA MË TË GJATË ADEM DEMAÇIT!

 Në emër të gjithë vullnetarëve nga Shqipëria!.

Dilaver Goxhaj

(Shpëtim Golemi)

Tiranë, 27 Shkurt 2017

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …