Vetëvendosje

VV-ja ka ftuar të gjithë qytetarët që të angazhohen për ta pamundësuar ratifikimin e Demarkacionit

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët që të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre për ta pamundësuar ratifikimin e Demarkacionit. Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, nënkryetari i këtij subjekti, Dardan Sejdiu theksoi se veprimet e Vetëvendosjes kundër demarkacionit mundësuan shtyrjen e seancës deri më 1 shtator. Ai përkujtoi se Peticionet dhe protestat e shumta kanë mundësuar shtyrjen për një muaj të demarkacionit. Lajmi i mirë është që nuk po kalon demarkacioni dhe argumentet e qeverisë ranë në ujë dhe ne po vazhdojmë me tubime. Thirrja e qeverisë na tregon që ata nuk jon të pafajshëm dhe jemi të gëzuar sot që u shty edhe për një muaj çështja e demarkacionit. Duhet të ketë angazhim të gjithë qytetarëve që të mos lejojmë që qeveria të kalojë, theksoi në mes tjerash nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …