Vetëvendosje

VV-ja ka paralajmëruar procedimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se gjatë këtij mandati qeverisës, në Kuvendin e Kosovës  do ta procedojnë Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se posa të formohet Qeveria “Kurti” do të kërkojnë edhe nga partitë opozitare mbështetje për miratimin e këtij ligji. “Ideja është që ta kemi një ligj ku barra e provës vendoset tek personi i dyshuar dhe ku jo domosdo duhet ta kryesh një vepër penale në mënyrë që pastaj të dënohesh, pastaj të nis procedura e konfiskimit të pasurisë. Por nëse shohin institucionet që një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të ardhurat që i ka atëherë të fillojë procedura e justifikimit të pasurisë. Në mënyrë që nëse një zyrtar nuk arrin ta justifikojë pasurinë që e ka atëherë e njëjta t’i konfiskohet”, ka sqaruar ish ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …