Vetëvendosje

VV: I padrejtë kushti i vënë nga Komisioni Evropian

Vetëvendosje ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për rekomandimin për liberalizimin e vizave, por ka thënë se privimi i deritashëm i qytetarëve të Kosovës nga zona Shengen ka qenë i padrejtë. Vetëvendosje, gjithashtu, ka vlerësuar se kushti i Komisionit Evropian që Kosova të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin është i padrejtë. “Ne e përshëndesim rekomandimin për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës. Mirëpo, ne duhet të këmbëngulim që trajtimi i vendeve të ndryshme të Ballkanit të bëhet i njëjtë për të gjithë, dhe jo të përdoren kute të ndryshme varësisht nga ndikimi e interesat.  Kërkesa që Republikës së Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi para se çështja e liberalizimit të shkojë tek Parlamenti Evropian, është e padrejtë, kur merret parasysh sa e dëmshme është marrëveshja aktuale me Malin e Zi. Një kërkesë të tillë nuk e ka pasur Mali i Zi kur i janë hequr vizat qytetarëve të atij vendi e as vendet tjera”, thuhet midis të tjerash në kumtesën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …