Vetëvendosje

VV reagon ndaj ndalimit në kufi të aktivistes, Dejona Mihali

Vetëvendosje, përmes një kumtese për medie, ka bërë të ditur se sot, më 18 korrik 2016, rreth orës 07:30 është ndaluar të hyjë në Kosovë Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve dhe anëtare e kryesisë të Vetëvendosjes. Sipas kumtesës, Dejona Mihali është mbajtur për disa orë në kufi, dhe më pas është kthyer në Shqipëri, pasi i është komunikuar një urdhër për ndalim të hyrjes në territorin e Kosovës, pa afat. “Ndalimi i Dejona Mihalit i shtohet deportimit të Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit, si një fushatë sistematike që qeveria e Kosovës e ka ndërmarrë ndaj veprimtarëve të Lëvizjes që janë nga Shqipëria. Reagimet e zbehta të qeverisë së Shqipërisë na bëjnë të pandehim se kjo fushatë kriminale e arbitrare është e koordinuar mes dy qeverive”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …