Wiliam Walker u takua kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi

Wiliam Walker u takua kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi

Ish-shefi i OSBE-së në vendin tonë gjatë kohës luftës, Wiliam Walker, gjatë qëndrimit ë tij në Kosovë është takuar edhe me drejtuesit e Nismës për Kosovën, kryetarin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, z. Jakup Krasniqi. Takimin e Walkerit me drejtuesit e Nismës e ka publikuar në profilin e tij, Fatmir Limaj., i cili thotë se e ambasadorin Walker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova.  I shprehëm mirënjohje ambasadorit Walker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit. Ambasadori Walker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …