William Walker

William Walker: Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zbehur

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, thotë diplomati amerikan, William Walker. Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se duhet të rikthehet interesi i Amerikës për Kosovën, e sa i përket kësaj ai tha se ndjehet i zhgënjyer. Njëzet vjet më parë ai i kishte rrëfyer botës për masakrën e Reçakut. Ngjarje kjo nga më të përgjakshmet në Kosovë. E njëzet vjet pas, ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, thotë se e ka shumë të freskët pamjen e tmerrshme të Kosovës. Në 11 vjetorin e Pavarësisë së saj, ai bën lutje që të gjithë të punojnë për të. Thotë se nuk i pëlqen të dëgjojë teksa rinia nuk po qëndron në Kosovë.

“Mesazhi im për Kosovën është ta mbajë ritmin. Bëni atë që mendoni që është më e mira për Kosovë. Provoni të mbani rininë të cilën e edukoni këtu. Mos i leni të shkojnë në Gjermani, në Francë. Për tu dukur edhe më mirë, Kosova ka nevojë për punën e të gjithëve për të arritur atë. Nuk më pëlqen të dëgjoj si kosovarët ikin në Gjermani, Britani të Madhe e SHBA. Mesazhi im është: rrini këtu, punoni për Kosovën. Çdo herë po bëhet më mirë dhe të gjithë duhet të jemi optimistë”, tha ai.

Pas rrëfimit të Walker në komunitetin ndërkombëtarë për masakrën e Reçakut, ajo është njohur si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtar. Kthesë kjo në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën, që çuan deri tek fushata 78 ditore e bombardimeve ajrore të NATO-s.

E përkrahje të njëjtë, 20 vjet pas Kosova nuk po gjen nga ndërkombëtarët. Diplomati amerikan, thotë se marrëdhëniet aktuale me SHBA-në nuk janë shumë të forta, për të cilën thotë se është i zhgënjyer.

“Marrëdhëniet janë mirë, por nuk janë shumë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur paksa dhe mendoj qe shteti im (Amerika) nuk po bënë gjithë atë që mundet për të ndihmuar Kosovën, miqtë tanë në Kosovë. Marrëdhënia është e mirë, nuk ka probleme të mëdha përveç harresës. Duhet të shpresojmë që të përmirësohet siç duhet. Jam paksa i zhgënjyer, por do të bëhet mirë”, thotë Walker. Walker thotë se do të punojë që të rikthehet interesi i Amerikës për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …