William Walker për Reçakun: Sa më shumë shihnim, aq më e rëndë bëhej situata

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rikthyer në kujtesë momentet tronditëse të vizitës së tij në fshatin Reçak pas Masakrës së 15 janarit 1999.  Walker ka treguar se pamja e parë që e përballoi ishte jashtë çdo përshkrimi njerëzor. “Trupin e parë që pamë i ishte prerë koka,” ka deklaruar ai, duke shtuar se çdo hap i mëtejmë e rëndonte edhe më shumë situatën. Walker ka shpjeguar se sa më shumë që avanconin në fshat, aq më dramatike dhe e dhimbshme bëhej realiteti i masakrës. Ai rikujtoi tmerrin që panë në çdo rrugicë dhe shtëpi, një pamje që tronditi jo vetëm misionin e OSBE-së, por edhe opinionin ndërkombëtar. Rrëfimi i tij rikthehet në vëmendje pikërisht në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më tragjike që shënoi fillimin e ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë dhe ndryshoi rrjedhën e historisë së vendit. Walker ka nënvizuar rëndësinë e dokumentimit dhe raportimit të së vërtetës, duke u bërë një dëshmitar kyç që e bëri të pamundur mohim të këtij krimi kundër civilëve shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …