Xhaferi: Kosova nuk duhet të lejojë të stërgjatët procesi që e dërgon vendin në një marrëveshje finale me Serbinë

Xhaferi: Kosova nuk duhet të lejojë të stërgjatët procesi që e dërgon vendin në një marrëveshje finale me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi konsideron që Kosova nuk duhet të lejojë të stërgjatët procesi që e dërgon vendin në një marrëveshje finale me Serbinë. Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për popullin e Kosovës. Pasi Maqedonia arriti të zgjidh konfliktin 30 vjeçar mbi emrin, që e kishte me Greqinë, vendit iu hapën dyert për anëtarësim në NATO. Ai thotë se bëjnë përpjeke që edhe Kosova të jetë prezentë në organizatat ndërkombëtare. Xhaferi ka kërkuar që proceset mos të stërgjatën me dekada. Në Kosovë po flitet se një marrëveshje finale me Serbinë do të mund të ndodh brenda këtij viti. Megjithatë, dialogu aktualisht ka ngecur, meqë pala serbe nuk po i përgjigjet tavolinës në Bruksel pas taksës 100%, që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve që vijnë nga Serbia, si përgjigje ndaj fushatës së egër të shtetit fqinj në politikën e jashtme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …