Anëtari i Partisë Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia po përballet me sfida serioze pas rënies së numrit të votave, duke kërkuar një proces të thellë riorganizimi dhe reformimi të strukturave të saj. Haliti tha se PDK-ja duhet të nisë sa më shpejt zgjedhjet e brendshme, pasi prej vitesh nuk janë zhvilluar procese të rregullta në të gjitha nivelet e organizimit. “Sipas numrit të votave, PDK ka një rënie të madhe. Partia ka disa probleme me të cilat ballafaqohet dhe duhet të fillojë një proces të brendshëm për riorganizimin e tërësishëm. Kjo është detyrim ndaj elektoratit dhe obligim statutar për ta forcuar dhe rindërtuar partinë”, është shprehur Haliti. “Le t’i marrë Vetëvendosja tri pozitat shtetërore. Ne duam të rrimë në opozitë dhe të luftojmë si parti opozitare. Presidenti i Kosovës nuk i duhet as LDK-së, as PDK-së dhe askujt tjetër, sepse nuk ka fuqi”, deklaroi ai. Sa i përket mundësisë së një koalicioni me Lëvizja Vetëvendosje, Haliti tha se nuk pret një ftesë për bashkëqeverisje, ndonëse sipas tij brenda VV-së ka individë që e mbështesin një bashkëpunim të tillë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
