Xhavit Haliti

Xhavit Haliti, konsideron se vënia e taksës 100% kundër mallrave të Serbisë ka qenë krejtësisht gabim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, konsideron se ka pasur nevojë që të ketë më shumë konsultime para se të vendosej  taksa prej 100% ndaj produkteve që prodhohen në Serbi e në Bosnjë e Hercegovinë, sepse në Kuvend e kanë votuar marrëveshjen e CEFTA-s, dhe është dashur të shihet se çfarë çmimi mund të paguajë Qeveria e Kosovës në rast se nuk e respekton një marrëveshje të tillë. Haliti thotë se nëse Serbia po thuhet se ka shkelur marrëveshjet e CEFTA-s, atëherë Qeveria e Kosovës është dashur të bëjë konsulta me specialistë të kësaj fushe dhe të ankohej në CEFTA si në të njëjtin rast siç po bëjnë tani Serbia e Bosnja e Hercegovina. Ne kemi nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s dhe duhet ditur se çfarë çmimi mund të paguaj një Qeveri e cila nuk respekton një marrëveshje ndërkombëtare, u shprehet Haliti i cili prej fillimit ka kundërshtuar vënien taksave kundër prodhimeve serbe, për arsye që ai i di vetë, por nuk i ka thënë të gjitha, të paktën jo ato që nënkuptohen.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …