Brickos

Xhevat Bislimi: Permbledhje komentesh politike per zhvillimet e fundit në Kosovës e rreth saj

PUSHTETI NE REPUBLIKEN E KOSOVES NUK DUHET DHE NUK MUND TE MBAHET ME DHUNE DHE ME NDIHMEN E SERBISE

 

I vetmi “argument” qe ka ne dore koalicioni Isa-Hashim kunder Opozites se bashkuar eshte refreni tashme i bajatshem: “nuk fitohet, nuk merret pushteti me dhune”!! Refren vertet i dale boje edhe per femijet e lere me per shqiptaret e moshes madhore, sepse edhe guret e sokakut e kane marre vesh se askush ne Republiken e Kosoves nuk po kerkon ta marre pushtetin me dhune, por ka forca politike (banda politike e kuislinge) qe po e mbajne pushtetin me ndihmen e Serbise dhe me dhune policore, mediatike dhe psikologjike sistematike. Legjitimiteti i tyre mund te kundershtohet dhe mohohet ne cilindo vend demokratik-normal. Manipulimi i zgjedhjeve dhe i vullnetit qytetar eshte ne themele te sistemit zgjedhor ne Republiken e Kosoves. Ky sistem zgjedhor eshte i ngjashem vetem me ate te Bosnjes!! Vetem ne Kosove dhe ne Bosnje e Hercegovine nje qytetar ka te drejte te votoje pese e me shume kandidate per deputete (pra i ka pese vota e me shume ne Bosnje e jo nje vote)! Ky sistem zgjedhor eshte “zgjedhur” per t’i manipuluar zgjedhjet dhe votate sipas deshires se pushtetit dhe te “boseve” te partive politike dhe nuk mund te prodhoje te zgjedhur dhe institucione te besueshme. Nje sistem i ketille prodhon mundesi te pakufizuara per manipulim nga pushtetaret. Prodhim i ketij sistemi zgjedhor jane edhe Kuvendi edhe Qeveria e koalicionit Isa-Hashim. Themelet e kesaj Qeverie te kryesuar formalisht nga Isa Mustafa jane ne manipulim, ne mashtrim, ne dhune dhe uzurpim… Pra, koalicioni Isa-Hashim nuk ishte koalicion i deshirueshem dhe as i zgjedhur nga zgjedhesit dhe anetaresia e ketyre subjekteve, por koalicion i manipuluar (kurdisur) dhe imponuar nga prania nderkombetare me nje qellim te vetem: Votimin e Gjykates speciale (turpi i atyre qe e votuan), nenshkrimin e marreveshjeve kapitulluese-tragjike me Serbine dhe zbatimin e tyre!! Kreret (“boset”!) e ketyre partive te “kapur” forte nga bemat e tyre (kush me heret e kush me vone) u nenshtruan plotesisht dhe po pranojne rrenimin e sovranitetit, te pavaresise dhe te lirise se Kosoves, duke e rikthyer Serbine me bisedimet e zhvilluara me vite ne hotelet me luksoze te Brukselit dhe ne dysheqet e tyre te buta! Prandaj, shqiptaret, pa dallim partie, duhet t’u thone hapur dhe me sa ze kane: pushteti ne Republiken shqiptare te Kosoves nuk mund te mbahet me ndihmen e Serbise dhe me dhune! republika e Kosoves nuk mund te qeveriset me ndihmen e Serbise (permes Listes serbe) dhe me dhune! Isa Mustafa, i cili vjen nga nje politike dhe pushtet i dhunshem e terrorist, sic ishte pushteti pushtues jugoserb, duhet te shkoj ne shtepi dhe t’i gezoje “privilegjet”. Sa me pare aq me mire per te e per Kosoven. Koalicioni LDK-PDK, boset e tij, duhet ta kuptojne qe pushteti fitohet me voten dhe vullnetin e popullit per te qeverisur, per te perfaqesuar dhe per t’i mbrojtur interesat e popullit dhe te vendit e jo te Serbise dhe te miqve te saj. A e kuptoni zoterinj pushtetare-sundimtare jolegjitim se pushteti ne Kosove nuk mund te mbahet me dhune dhe me ndihmen e Serbise pa shkaktuar perplasje dhe tronditje te forta ne kete vend (ndoshta edhe ne rajon)? Sa me pare ta kuptoni aq me mire do te jete per ju dhe per Republiken shqiptare te Kosoves…

 

 

TE MANIPULUARIT E DJESHEM JANE BERE PJESE E MANIPULIMIT DHE E DHUNES NDAJ REPUBLIKES SONE DHE POPULLIT TE SAJ

 

Gjate dites lexova shume reagimi, deklarata, prononcime, opinione, analiza e cka jo tjeter ne mediet elektronike, te shkruara dhe ne keto virtualet te bera kryesisht nga ata qe nisen “kerrieren” e tyre si te manipuluar, por qe ka kohe qe jane shnderruar ne manipuluese dhe dhunuese te paturpshem dhe agresive te Republikes shqiptare te Kosoves dhe te opinionit publik! Ketu po vecoj deklaraten e atij qe nisi “karrieren” e tij si i manipuluar (prapa perdes) dhe tashme eshte ber pjese e manipulimeve, mashtrimeve dhe dhunes ndaj Republikes dhe popullit shqiptar, e ky eshte ai qe sot mban (ciditesrisht, si shume tjere…) postin e Ministrit per integrime evropiane!! Ky, sipas deklarates se tij eshte shume i “shqetesuar” dhe i “keqardhur” qe Ramushi dhe Fatmiri po “manipulohen nga VV-ja e Albin Kurtit”!! 

Ndersa nje i manipuluar “thelle” shume vite me pare nga “gazdallaret” e Kosoves dhe tashme pjese e manipulimit dhe e dhunes mediatike ndaj Republikes dhe qytetareve shqiptare, H. Matoshi, po deklaron se “eshte ne anen e policise (dhunes, terrorit…) dhe kunder bandave maoiste dhe enveriste” (kupto Opozites se bashkuar)!! Asgje e re. Gjithmone ne anen e Serbise dhe te miqve te saj, kuptohet ne emer te “mbrojtjes” se institucioneve “shteterore” dhe te vlerave te “demokracise”.

 

MELIHATE TERMKOLLI E SHQETESUAR PER INTERESAT E SERBISE NE KOSOVE

 

Kundershtimi i marreveshjeve kapitulluese me Serbine nga Opozita e bashkuar dhe nga populli shqiptar e paska shqetesuar shume Melihate Termkollin (ish delegate dhe komuniste e gjakatarit Tito-Rankovic)! Shqetesimi i saj eshte rritur sidomos pas demonstrates se Opozites kunder arrestimit-kidnapimit te Albin Kurtit! Keto jane metoda “revolucionare e marksiste te Enver Hoxhes”, po thote nxenesja e bindur e Tito-Rankovicit! Termkollka, e rritur dhe edukuar me ideologjine dhe mesimet e Titorankovicit nuk mund t’i kuptoje ata qe ishin frymezuar, ishin edukuar dhe ishin mesuar nga Tirana zyrtare se si ta kundershtonin, luftonin dhe debonin nga Kosova dhe nga tokat shqiptare Jugoserbine e Titorankovicit nostalgjia e te ciles jeton ne mendjen dhe ne shpirtin e Termkollkes deri sa te vdes! Kjo bije e Titorankovicit asesi nuk po mund te pajtohet qe Kosova nuk mund te qeveriset me nga soji i tyre, nga ideologjia, mesimet dhe metodat e Titorankovicit, pra as nga Isa Mustafa dhe fara e tij… Nuk kemi degjuar dhe nuk do te degjojme Termkollkes dhe komunisteve tjere jugoserbe te sojit te saj asnje fjale te keqe (lere me denim apo distancim e kerkimfalje) per ideologjine, poltikat antishqiptare dhe terroriste te Titorankovicit ndaj shqiptareve!

 

 

 

KUDO KUQ E ZI EDHE NE KOSOVEN SHQIPTARE, NE LUGINEN E PRESHEVES, NE MAL TE ZI, NE MAQEDONI E KUDO NE SHQIPERI

 

(Flamuri i kombit shqiptar dhe ngjyrat kuq e zi te tij ngjallen pakenaqesi te jugokosvaret e sojit te Nexhmedin Spahiut dhe te RTV 21 e medieve tjera jugokosovare)

 

Mbreme, ne kohen qe po festonte nje komb i tere, jo vetem ne shtetet shqiptare, por edhe ne cdo krahine te pushtuar te Shqiperise dhe anekend botes, RTV 21 kishte ftuar nje debat jugokosovaresh per te vajtuar per flamurin-lecken e Atisarit dhe per te protestuar kunder “ndalimit” te ketij flamuri-lecke nga Qeveria shqiptare e Edi Rames!! Keta ishin, per dallim nga mbare kombi, te vetmit “shqiptare” qe nuk po festonin FITOREN e madhe mbareshqiptare, por po “protestonin” e po villnin helm kunder Shqiperise, shqiptarise dhe Flamurit me te vjeter ne bote, Flamurit kuq e zi dhe Shqiponjes pellazge te Zeusit! 

Keta maskarenj jugokosovare, te revoltuar se nuk u gjend asnje shqiptar qe te shkonte ne stadiumin e Elbasanit me flamurin-lecken multietnike (antishqiptare), ashtu sic nuk u gjete asnje shqiptar qe te festonte me kete flamur-lecke me ngjyra te Bosnjes dhe me motive te bosnizimit te Kosoves, po spekulonin dhe po perhapnin mashtrimin se “qeveria shqiptare e Tiranes nuk i paska lejuar shqiptaret te perdornin flamurin-lecken multietnike ne stadiumin e Elbasanit! Prandaj, si perfundim i ketij debati, nga goja e njerit prej eksponenteve me antishqiptar (jugokosovar), N. Spahiut, doli mendimi-propozimi qe kur te vijne ndonjehere ekipet shqiptare nga Tirana per te luajtur ne Prishtine, te ndalohet perdorimi i flamurit te tyre, pra Flamurit kuq e zi!! Dicka te tille mund te mendoje dhe mund te propagandonte vetem nje mendje shoviniste-fashiste sllave! Flamuri shqiptar u ka mbijetuar dhe qendruar shekujve dhe perandorive e shteteve me te medha pushtuese e lere me nje grushti hajvanash te sojit te Spahiut e te medieve si RTV 21… Spekulimin, genjeshtren, shpifjen dhe propaganden e tyre kunder Tiranes zyrtare e demandoi me se miri kombi shqiptar dhe shqiptaret kudo ne bote. Shqiptaret ne Prishtine, ne Mitrovice, ne Ferizaj… (ne krejte Kosoven), ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Luginen e Presheves e ne bote nuk mund t’i “ndalonte” Tirana zyrtare qe ta perdornin flamurin-lecken multietnike te Ahtisarit, por ishte zemra, gjaku, ndjenja, perkatesia kombetare, lidhja historike me Flamurin e tyre ajo qe i “ndalonte” shqiptaret ta mbanin ne duart e tyre nje “flamur” te imponuar dhe krejtesisht te huaj, pas asnje element e ngjyre kombetare-shqiptare… Edhe sot rinia shkollore e Prishtines festoi ne sheshet dhe rruget e Prishtines vetem kuq e zi, me Flamurin e saj kombetar, sic duket edhe ne kete foto dhe ne te gjitha pamjet televizive… Festoi kuq e zi, sepse vetem hajvanet pa ndjenja njerezore e kombetare mund te heqin dore nga SHENJA e tyre kryesore, FLAMURI KOMBETAR_SHQIPTAR…

 

 

QEVERI MJERANESH, QEVERI HAJVANESH, QEVERI MATRAPAZESH, QEVERI HAJDUTESH, QEVERI KUISLINGESH QE PROVOKOJNE PAKENAQESI PER QEJFIN E SERBISE DHE TE MIQVE TE SAJ

Fushata, persekutimi, dhuna, arrestimi dhe kidnapimi i Opozites se bashkuar dhe i deputeteve, drejtueseve e aktivisteve te saj per llogari te Serbise dhe te zbatimit te marreveshjeve kapitulluese me te akt i rende dhe i shemtuar antishqiptar…

 

 

 

 

SHQIPERIA E BASHKUAR SOLLI FITOREN

 

Kombetarja jone kuq e zi u formua nga mbare Shqiperia (dy shtetet shqiptare dhe nga krahinat e pushtuara te Shqiperise, madje edhe nga mergata jone) dhe fitoi, per here te pare u kualifikua per France. Eshte thene dhe eshte deshmuar sa e sa here gjate historise sone tragjike, por te lavdishme se bashkimi bene fuqine, sjelle FITOREN. Shqiperia e bashkuar do te ishte nje fuqi stabiliteti, paqeje, zhvillimi, perparimi dhe lulezimi ne Iliri-Ballkan. Shqiperia e bashkuar do te ishte edhe ne ineteresin e fqinjve tane, te cilet mbajne te pushtuara krahina te tera te Shqiperise, do te ishte edhe “clirim” i tyre nga shqiptaret… 

Fitorja e Kombetares ka “prodhuar” krenari, energji dhe vullnet per te ecur perpara, per t’u bashkuar si komb e si krahina shqiptare ne nje shtet te vetem, ne nje Shqiperi… Kjo ishte rruga qe kane rrahur pa u lodhur asnjehere te paret tane, kjo eshte rruga qe rrahem dhe po rrahim ne dhe kjo eshte udha qe do te rrahin edhe pasardhesit tane deri sa te plotesohet POROSIA e qindra brezave… Kjo rruge ka vetem nje emer: RRUGA KUQ E ZI…

 

 

ISA MUSTAFA KA PLOTESISHT TE DREJTE

 

Sot paska shkruar Isa Mustafa ne facebukun e tij se “asociacioni (zajednica) dhe vija kufitare me Malin e Zi nuk jane problem real i Republikes se Kosoves”! Besoni a jo, miq dhe shoke te dashur, u pajtova plotesisht me kete konstatim te “guximshem” te pinjollit te Rrahman Morines, Isa Mustafes. Nuk e di nese ky konstatim-perfundim eshte nxjerre nga Isa Mustafa pas ndonje analize, por mund te them se eshte konstatim teper i sakte! Problem iKosoves eshte koalicioni Isahashimit qe ka krijuar me “deshiren” e tij “zajednicen” dhe qe ka ndryshuar vijen kufitare me Malin e Zi ne dem te Republikes se Kosoves. Prandaj, para se te behet problem i madh, qe mund te shpie Kosoven dhe shqiptaret ne konflikt te ri me Serbine, populli shqiptar i Kosoves dhe pakicat lojale te ketij vendi duhet ta heqin qafe problemin (Isa Mustafen dhe qeverine e tij) qe ka krijuar PROBLEMIN (zajednicen dhe kufirin me Malin e Zi) dhe po perpiqet ta perjetesoje ate dhunshem ne kundershtim me vullnetin e popullit shqiptar, ne kundershtim me Kushtetuten dhe interesat e vendit. Opozita e bashkuar (fillimisht) dhe populli shqiptar i Republikes se Kosoves nuk duhet ta njohin me per Kryeminister Isa Mustafen dhe qeverine e tij qe shkeli me te dyja kembet dhe i shiti interesat e ketij vendi. Te tillet nuk mund ta qeverisin dhe ta perfaqesojne me Republiken e Kosoves, por duhet te pergjigjen per tradhti te larte, si ne cdo vend normal e demokratik… Vetem sulltanet, monarket, kuislinget dhe diktatoret e krisur nuk kane pyetur per vullnetin e popullit dhe per shqetesimet e tij…

 

 

 APARATI SHTETEROR I DHUNES NE SHERBIM TE KOALICIONIT TE ISAHASHIMIT

 

Aparati i dhunes shteterore (ky pak aparat dhune qe kemi): policia, prokuroria dhe mekanizmat tjere te dhunes jane vene plotesisht ne sherbim te koalicionit shtetemohues LDK-PDK dhe po shfrytezohen per qellime te pastra partiake e politike si dhe per ta trembur (frikesuar) opoziten dhe popullin qe po i jep mbeshtetje. Rol dhe detyre te vecante ne kete fushate dhune kunder Opozites se bashkuar ka marre edhe shumica e medieve te shkruara dhe elektronike. “Reklama” dhe dhuna mediatike per bastisjet e zyrave te VV-se, per hetimet dhe arrestimet e mundshme per vepren “penale” “rrezikim i pergjithshem” jane te pashembullta ne boten demokratike!

Policia dhe prokuroria e shtetit te lodhur te Kosoves nga dialogu me Serbine dhe koncesionet kapitulluese e tragjike te ketij koalicioni te Isahashimit jane instrumente te thjeshta dhune kunder Opozites se bashkuar ne duart e ketyre partive dhe te qeverisjes se tyre antishteterore dhe antidemokratike. Prokuroria “harton” dhe ngrite aktakuza me porosi te ketyre partive, policia vepron dhe merr urdhera nga boset e ketyre partive kunder kundershtareve politike, ndersa, po kjo prokurori dhe po kjo polici, largohet me bisht nen shale dhe nuk guxon te kaloje lumin e Ibrit per te hetuar, arrestuar dhe akuzuar ata qe kane terrorizuar dhe debuar popullaten shqiptare te asaj ane edhe pas luftes, ata qe kane ngritur struktura te Serbise dhe mbajne te barrikaduar nje te katerten e Republikes!! Policia dhe prokuroria (drejtesia) nuk po hetojne, nuk po i ndjekin dhe nuk po i denojne ata qe grabiten dhe kontrabanduan ekonomine dhe pasurite e ketij vendi!! Keto dhe shume arsye tjera madhore, si mbrojtja e interesave kombetare dhe shteterore, e bejne te domosdoshme ndryshimin e kesaj qeverisjeje mafioze… Pse a keshtu behet shteti a? -Pyesin me shqetesim shqiptaret dhe qytetaret lojale te kesaj Republike.

 

 

 

 

THIRRJET ANTISHQIPTARE TE MATOSHKODOSHVE TE KOSOVES

 

Jugokosovari Halil Matoshi u paska bere thirrje publike shqiptareve qe t’ia kthejne shpinen Vetevendosjes sepse, kjo Levizje e bashkuar me dy partite tjera opozitare dhe me vullnetin mbareshqiptar per nje Kosove te lire, te pavarur, demokratike, te zhvilluar dhe te shkeputur plotesisht nga Serbia, po i kundershton marreveshjet kapitulluese dhe roberuese me rreziqe te drejteperdrejta te ardhmen e lire e gte pavarur te Kosoves! Nje thirrje pak a shume te ngjashme publike ia beri popullit shqiptar edhe “vellau” i Matoshit, Dukagjin, qe mos qofte djali i profesorit te nderuar, Hajrulla Goranit! “Nuk ka mundesi as politike dhe as teknike qe te terhiqet nenshkrimi nga marreveshjet me Serbine”, po kembengul Dukagjini me nofken sllave “Dugi”! Pra sipas tij ato marreveshje nuk mund te ndryshohen kurre dhe nuk mund t’i ndryshoje askush! Po t’i “perkthesh” keto thirrje te tyre i bie qe shqiptaret duhet t’ua kthejne shpinen atyre qe kundershtojne pranine serbe (te Serbise) dhe ortakrine e saj ne Kosove!! Gjithmone sipas logjikes se tyre “jugokosovare”, shqiptaret duhet te pajtohen me fatin e tyre dhe duhet ta ulin koken e te bashkejetojne me Serbine ne Kosove!!… Keta jane matoshkodoshet e Kosoves se sotme “multietnike-tallava”, qe ore e cast na i kujtojne thirrjet per t’u distancuar nga irredentizmi, nacionalizmi dhe Levizja Kombetare Shqiptare dhe, krejt ne fund edhe per “t”ia kthyer shpinen” UCK-se (luftes se kombit shqiptar per clirimin e Kosoves) dhe per te bashkejetuar me Serbine ne emer te paqese, demokracise, dialogut, durimit, Evropes, civilizimit, etj. Matoshkodoshet e sotem na kujtojne ore e cast se jane ne mesin tone dhe me te “vendosur” se kurre ne rrugen e tyre antishqiptare…

 

 

RUGOVISTET KOLABORACIONISTE KUALIFIKOJNE ATDHETARET (TE BURGOSURIT) SI TE CMENDUR

 

Mbreme, nje deputete rugoviste, ne KTV i quajti te burgosurit politike “te cmendur”… Nga reagimet e sotme kuptova qe kjo deklarate paska ngjallur reagim, indinjate dhe shqetesim te publikut shqiptar ne Kosove dhe jashte saj. Per vete nuk u habita aspak, sepse kjo grua (per fatin e keq dhe per fatkeqesine e ketij vendi dhe te ketij populli eshte edhe deputete!!) vetem ka perserit shefin-idhullin e saj te dikurshem, Ibrahim Rugoven, i cili ka pas thene te njejten gje per te burgosurit qe kane mbajtur mbi pese vite burg (nuk i kishte pergjithesuar!). Mirepo, nxenesi perpiqet dhe duhet t’ia kaloje gjithmone mesuesit! Nuk u cudita edhe per faktin sepse nje deklarate-kualifikim i ketille per te burgosurit politike erdhi nga soji i atyre qe shkonin me deshire (jo per inatin tone) te flinin me mullinxhiun! Mullinxhiu me te cilin flinin ata ose ato (kolaboracionistet e ketij soji…) ishte serbi-Serbia pushtuese. Megjithate, ne te burgosurit e “cmendur” ndjenim keqrdhjen tone te thelle (vazhdojme te ndjejme akoma) per kete shtrese batasrde te kombit tone shqiptar, per keta bashkekombes qe me me deshire shkonin te flenin me serbin-Serbine se sa te mendonin, te punonin, te luftonin dhe te vdisnin (sic benin te burgosurit liridashes dhe luftetare edhe te UCK-se) per pjesen e pushtuar te atdheut dhe te popullit te tyre. Nuk ia vlen te shkruhet me shume per keta qe historia ua ka rezervuar, si kolaboracionisteve te cdo vendi, vetem nje vend: koshin e plehrave.

 

 

PER KUQEZINJTE DHE BASHKEKOMBESIT E MI SHQIPTARE QE U HIDHERUAN (ME TE DREJTE) NGA HUMBJA E LOJES ME SERBINE

 

Humbja e lojes se futbollit ne stadiumin e Elbasanit shkaktoi me te drejte hidherim te pergjithshem te shqiptaret anembane Shqiperise (nuk e kam fjalen ketu vetem per Shqiperine politike…) dhe te bashkeatdhetaret tane kudo ne bote… Mirepo, jo per ngushellim, por sepse jam i bindur qe “GOLIN” qe kane dhene shqiptaret-Shqiperia ne stadiumin e Beogradit, Serbia nuk do ta harroje sa te ekzistoje shteti dhe populli serb… Ndersa, golat qe moren shqiptaret ne stadiumin e Elbasanit tashme po harrohen dhe po shpresojme qe lojen e ardhshme ta fitoje Kombetarja jone…

 

“EXPRESS-I I JUGOKOSOVARIT BERAT BUZHALA ZBULIMIN E PIKTURAVE NE MJEDISET E KUVENDIT E QUAN “DHUNE”

 

Portali jugokosovar i Berat Buzhales po e quan “dhune” zbulimin e pikturave ne mjediset e Kuvendit te Republikes nga Opozita e bashkuar!! Ne mjediset e Kuvendit para shume vitesh ishin bere nga Kryetari i atehershem, Nexhat Daci, disa piktura (tablo) me motive kombetare shqiptare. Kunder tyre paten reaguar shovinistet serbe (te sojit te Ivanovicit)… Me nderhyrjen e “nderkombetareve” keto piktura u mbuluan! Kjo ishte dhune jo vetem ndaj Kuvendit dhe ndaj Kosoves, por dhune edhe ndaj historise shqiptare dhe ndjenjave liridashese te nje kombi… Ky veprim antiqyteterues dhe kjo dhune ndaj nje kombi atehere nuk u “denua” nga jugokosovaret e sojit te Berat Buzhales perkundrazi, e pershendeten!! Ndersa sot, (ri)zbulimin e ketyre tablove (pikturave) jugokosovaret e sojit te Berat Buzhales e quajne “dhune ndaj Kuvendit te Republikes”!!

 

 

KRYETARI I KUVENDIT FAJSON QEVERINE E TIJ PER MARREVESHJET

 

Sot, Kryetari i Kuvendit, pas nderprerjes se seances se Kuvendit te Republikes, gjate nje konference per shtyp, i beri thirrje opozites qe ta “bllokoje” Qeverine e jo Kuvendin, sepse, sipas tij, Marreveshjet me Serbine ne Bruksel i ka nenshkruar Qeveria e jo Kuvendi… Nje deklarate interesante, xhentellmene, por Kryetari i Kuvendit te Republikes paska “harruar” qe kjo Qeveri eshte e tij, pra e kesaj shumice parlamentare, e kesaj shumice te koalicionit PDK-LDK!… Eshte edhe me interesant se Hashim Thaci thote vazhdimisht se Kuvendi i ka miratuar (ratifikuar) Marreveshjet me Serbine!!…

 

 

KUQ E ZINJTE-SHQIPTARET NUK DUHET T’IA JAPIN SERBISE KENAQESINE E “BARAZIMIT”

 

Serbia dhe serbet me sjelljet dhe me thirrjet e tyre barbare ne stadiumin e Beogradit gjate lojes se futbollit me kombetaren shqiptare zbuluan para botes se qyteteruar gjithe primitivizmin dhe egersine e tyre. Fluturakja me harten e Shqiperise dhe me dy heronjte tane, Ismail Qemalin dhe Ise Boletinin, ne stadiumin e Beogradit ishte GOLI me i merituar per Serbine dhe serbet e shperfytyruar nga urrejtja per shqiptaret dhe per Shqiperine e civilizuar evropiane. Heroizmi vetemohues i lojtareve te Kombetares shqiptare per mbrojtjen e simboleve kombetare ishte nje GOL tjeter ne stadiumin e Beogradit per Serbine dhe serbet. Nje shtet dhe nje komb i stermbushur me urrejtje barbare, Serbia, u trondite, u cmend dhe u shashtise ate dite dhe nuk erdhi ne vete edhe per jave te tera! Pershtypja qe Serbia dhe serbet lane ate dite ne syte e botes se qyteteruar ishte teper negative, teper e keqe. GOLI i trete per Serbine ishte edhe humbja e tri pikeve. Prandaj, sic po e shikoni dhe kuptoni ju te gjithe bashkekombesit e mi, Serbia eshte teper e interesuar per te “BARAZUAR”! Serbia eshte teper e interesuar qe te gjeje shqiptare qe do te sillen sic u sollen serbet ne Beograd, qe te therrasin me urejtje kunder serbeve sic therrisnin serbet e cmendur per “vrasjen e shqiptareve” dhe, sidomos, qe te gjenden shqiptare qe do te hedhin gjesende te forta ne fushe kunder lojtareve serbe dhe te hyjne ne fushe si bandite, sic kishin hyre banditet serbe ne stadiumin e Beogradit, dhe te nderpritet loja! Ky eshte skenari i Serbise! Keshtu Serbia do te “BARAZONTE” dhe shqiptaret do te barazoheshin me serbet! Prandaj, jo vetem organet e sigurise, por cdo shqiptar duhet t’i beje syte kater dhe te mos lejojme ne asnje menyre ndonje shqiptar te papergjegjshem ose, zot mos e ben, te paguar nga Serbia, qe t’ia permbush kete deshire te “zjarrte” Serbise per te “BARAZUAR”…

Ajo qe duan te gjithe shqiptaret eshte loje normale dhe, mbi te gjitha: FITORE, FITORE, FITORE!

 

MEDIET SI AVOKATE TE PUSHTETIT E SI PROKURORE TE OPOZITES

 

(Mediet qe kane humbur drejtimin dhe kane hyre ne ujera te huaja per to!)

Ne vendet autoritare, ne vendet nje partiake dhe ne vendet diktatoriale mediet jane aleati-instrumenti me i mire dhe me besnik i pushtetit. Ndersa ne vendet shumepartiake dhe me sistem politik e qeverisje demokratike mediet jane gjithmone opozite e pushtetit-qeverise (natyrshem aleate e opozites politike). Rolin e medies per demokratizimin dhe per demokracine e nje shoqerie dhe te nje vendi njeri nga kryetaret amerikan e vlereson me te rendesishem se qeverine e nje vendi… “Me mire, thote ai, do te preferoja nje vend pa qeveri se sa nje vend pa medie te lira e te pavarura” (parafrazim). Ne Republiken e Kosoves, e cila eshte me nje sistem pluraist dhe demokratik (te pakten sipas Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi), mediet (me ndonje perjashtim) ishin dhe mbeten altoparlante dhe avokate te qeverise-pushtetit! Madje, shpeshhere, mediet e Prishtines marrin dhe luajne rolin e prokurorise ndaj opozites politike ne Republiken e Kosoves (ndaj partive opozitare)!! Ky pozicionim, ky rol dhe ky “barrikadim” i medies ne Kosove ne anen e pushtetit-qeverise po ndihmone ne ndertimin e nje qeverisjeje autoritare dhe arrogante ne vendin tone, duke penguar dhe demtuar rende procesin e demokratizimit dhe te demokracise ne vendin tone…

 

 

ORGANET E NDJEKJES DHE TE DREJTESISE TE RUAJNE NEUTRALITETIN NE PERBALLJEN POLITIKE POZITE-OPOZITE

 

(Sh)perdorimi i organeve te sigurise (ndjekjes) dhe i atyre te drejtesise nga pozita (qeveria) kunder Opozites se Bashkuar vec sa po e thellone krizen ne Republiken tone. Perfshirja e organeve te pavarura dhe, sidomos perfshirja (animi) e pushtetit te drejtesise (gjyqesorit) ne perballjen politike pozite-opozite, po ndikon ne perkeqesimin e metejme te gjendjes ne vend. Ketij animi nuk i ka shpetuar as Gjykata Kushtetuese!! Ne vendet me normalitet shteteror, institucional dhe demokratik organet e sigurise dhe drejtesia ruajne pavaresine dhe nuk marrin ane ne perballjet politike si keto tonat. Angazhimi i organeve te sigurise dhe i atyre te drejtesise ne hetimin, kallezimin, ndjekjen dhe kualifikimin e veprimtarise se paster politike te Opozites se Bashkuar ne Kuvendin e Republikes dhe ne vende tjera si “shkaktim i rrezikut te pergjithshem”, pra si veprimtari te denueshme-penale po politizon, po devijon dhe po deformon skajshmerisht institucionet e pavarura te sigurise dhe te drejtesise dhe vete shtetin-Republiken e Kosoves! Prandaj, organet e sigurise dhe ato te drejtesise do te benin mire qe te hiqnin dore nga kjo pjesemarrje aktive ne perballjen teresisht politike pozite-opozite, duke ruajtur neutralitetin ne kete perballje dhe duke ruajtur pavaresine e tyre konform kushtetutes dhe ligjeve te Republikes se Kosoves. Perndryshe, nese vazhdojne siku deri me sot, te anojne dhe te angazhohen kunder Opozites se Bashkuar, duke u instrumentalizuar per qellime politike nga pozita-qeveria, do t’i mbajme pergjegjese per pershkallezimin e gjendjes ne vend…

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …