Xhevdet Kadri Dobrani (5.5.1976 – 10.5.1999)

Xhevdet Kadri Dobrani (5.5.1976 – 10.5.1999)

Kur kushtrimi i atdheut jehoi nga pushkë e Adem Jasharit i zgjoi në këmbë bijtë dhe bijat më të devotshëm të kombit. Një pushkë e ruajtur në brezni do të hapte zjarr atëherë kur Kosova do të thërriste o tash o kurrë! E pushkë të tilla kishte kudo nëpër Kosovë, një e tillë ishte ruajtur edhe në Izbicë. Aty ku lindi sypatremburi, vigani dhe zemër-trimi Xhevdet Dobrani që me padurim e kishte pritur momentin që ta merrte në dorë pushkën e gjyshit Ramë, që ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës t’ia jepte hakun asaj. Madje në fillim të vitit 1997 familja Dobrani bastiset nga policia serbe nën pretekstin e kërkimit të armëve, por pushka lajmëtare e lirisë nuk bie në dorën e armikut.
Prindërit Kadri dhe Sala Dobrani lindën, edukuan dhe rritën më përkushtimin më të madh prindëror nëntë fëmijë: Osmanin, Xhevdetin, Shefqetin, Sevdijen, Everin, Hyrjen, Artonin, Lirinë dhe Liridonën. Dëshmori kombit Xhevdet Dobrani ka lindur më 5 maj të vitit 1976 në fshatin Izbicë. Xhevdeti e kishte të kryer shkollimin fillor dhe të mesëm, Ai ka qenë pjesëmarrës në çdo demonstratë apo organizim kundër pushtuesit që është bërë në Skenderaj dhe qytetet rreth Drenicës. Madje mbledhjet dhe organizimet e kohës ishin inspirim dhe akumulim më atdhedashuri për Xhevdetin si dhe motivim për ta luftuar armikun më çdo formë. Prandaj ai i kishte bërë kontaktet e para më shokët e idealit dhe më daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 28 nëntor të vitit 1997, Xhevdeti nuk e pret me tej dhe nga ai moment ai shfaqet si pjesëtar i UÇK-së.
Fillimisht ai ka qenë i vendosur në vendin e quajtur “Kryqet e Belicës”. Më që ishte ushtari i orëve të para të luftës çlirimtare ai u pajisë me armë automatike nga Shtabi i Përgjigjëm i UÇK-së. Në kohën kur ndjehej dukshëm nevoja për oficerët e parë të luftës në Shkollën Ushtarake “Hamëz Jashari” në Nergovc, Xhevdeti i vijoi mësimet e duhura praktike dhe taktike për luftime të specializuara me armikun nga oficeri, Hysen Geci. Pas kryerjes së këtij kursi më sukses të lartë ai gradohet më gradën ushtarake Komandant Togu dhe certifikohet nga zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjenerali Shaban Shala. Më pas kthehet përsëri me detyrë në kuadër të Brigadës 112 “Arben Haliti” ku dhe shquhet si luftëtar jashtëzakonisht i përgatitur, trim e guximtar i pa shoq i pakursyer në beteja e përballje me armikun, i afërt më bashkëluftëtarët dhe popullin liridashës që ishte krahë i luftës për çlirimin e atdheut.
Bashkëluftëtarët e tij më të ngushtë kanë qenë Ilmi Aliu, Abedin Rexha, Musa Dervishaj, Zaim Bajrami, Avni Aliu, Enver Bajra, Ismet Osmani, Afrim Behrami dhe shumë të tjerë. Duke qenë se ishte ndër të parët i radhitur në UÇK dhe i certifikuar për luftime të ashpërta nuk ka pasur betejë në Zonën Operative të Drenicës ku nuk ka shkrepur pushka e tij. Njëra prej betejave të rëndësishme ku Xhevdeti ishte në vijën e parë të frontit ka qenë edhe ajo e 18 majit të vitit 1998 tek Kodra e Flamurit në Çitak të Drenicës, Atë ditë forcat serbe kishin dislokuar shumë trupa e makineri të fuqishme të luftës ia mësyjnë këtij fshati me motivacion për t’i zhytur duart më gjak të shqiptarëve por llogaria u del keq sepse në ballë dalin shqipet sypatrembur, ushtarët e UÇK-së, të cilët bashkohen shpejt si rrufeja e motit nën komandën e Abedin Rexhës – Sandokanit.
Aty zhvillohet një luftë shumë e ashpër dhe në afërsi, ndonëse jo të barabartë por epilogu ishte fitorja dhe kushtrimi i UÇK-së. Pika e Flamurit nuk bie, aty valoi dhe do të valëvitet përjetësisht veç një flamur Shqipërie. Luftë e këngë po bënin Xhevdeti dhe trimat e tjerë të Brigadës 112. Atë ditë as helikopterët nuk u hynin në punë forcave serbe, atyre nuk i linin vend rafalët e qindra luftëtarëve të UÇK-së sikur Xhevdeti që vërtetë po bënin luftë heroike dhe qëndresë titanike në mbrojtje të pozicioneve të tyre dhe popullatës. Pastaj beteja të tjera janë si ajo në “Kryqin e Belicës”, beteja te “Përroi i Kishës” si dhe kudo përballje të tjera më armikun ishte ai më shokë. Më 10 maj të vitit 1999, serbët sërish kishin mësyrë fshatin Izbicë, sikur nuk ishin mjaftuar më atë se çfarë kishin bërë më 28 mars.
Ata sulmojnë pikën e quajtur Kalabreg ku ishin pozicionuar luftëtarët e lirisë Ismet Osmani, Afrim Behrami, Driton Osmani dhe Xhevdet Dobrani, të gjithë luftëtarë të UÇK-së. Rreth mesditës, pas një qëndrese dhe lufte heroike bien në altarin e lirisë, Xhevdet Dobrani, Ismet Osmani dhe Afrim Behrami. Atë ditë babë Kadriu u mbajt burrërisht e nëna Salë qëndroi sikur ajkunë dhe dytë një fjalë e thanë: “për Kosovën e lirinë e saj kemi edhe djem të tjerë”. Ata varrosen po atë ditë dhe më pas janë rivarrosur në Kompleksin Memorial në Izbicë, më 28 mars të vitit 2004. Ai ra pakë ditë para se të agonte liria që aq shumë e donte, e ëndërronte dhe për të më përkushtimin më të madh prej luftëtari çfarë ishte luftoi deri sa hyri në përjetësi.
Xhevdeti ka qenë i martuar, por nuk ka pasur fëmijë, megjithatë ai trashëgim ka lenë lirinë e Kosovës të cilët sot e gëzojmë të gjithë ne. Ai ka qenë një djalë shumë i pashëm, me karakter të fortë moral e shpirtëror, pasioni i tij ka qenë sporti. Ai gjatë luftës ka mbajtur një ditar lufte në të cilin shkruante rrjedhat e luftimeve por ai është zhdukur fatkeqësisht gjatë luftës. Atij dhe bashkëluftëtarëve të tij i është ngritur përmendorja në qendër të fshatit Izbicë afër Kompleksit Memorial. Familja Dobrani pas luftës ka marrë mirënjohje nga Shtabi i Përgjigjëm i UÇK-së, shoqatat e dala nga lufta si dhe institucionet lokale e qendrore. Një rrugë në hyrje të qytetit të Burimit (Istogut) ku sot jeton familja e dëshmorit më shumë krenari e mban emrin, Xhevdet Dobrani. (L.D.)

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …