Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi ka akuzuar kryeministrin, Mustafa, lidhur me përpjekjet për stopimin e pagave të veteranëve të UÇK-së

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi,  ka akuzuar kryeministrin, Isa Mustafa, lidhur me përpjekjet e tij për të stopuar procesin e pagave  për veteranët e UÇK-së. Ai ka shkruar se me kohë dhe publikisht  është tërhequr vërejtja për manipulimet  në listat e veteranëve, por Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për t’u penguar manipulimet. Qeriqi e quajtur të papranueshëm mendimin se pensionet e veteranëve të UÇK-së mund të prishin marrëdhëniet e Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.  Dua t’i kujtoj kryeministrit se Komisioni Qeveritar është ai i cili i ka nxjerr këto lista të veteranëve.Ju keni qenë në plotni dhe në dijeni se si po shkon ky proces, për këtë edhe kemi diskutuar me ju, në takim.Edhe vet ju keni qenë të shqetësuar me manipulimet e Komisionit pse nuk keni ndërmarr hapa t’i parandaloni është punë e juaja.Ne ju kemi ofruar një alternativë për ta zgjidhë këtë problem ku veteranët do të mund të merrnin pensione më të dinjitetshme sesa këto aktuale dhe se aspak nuk do të rrezikohej asnjë marrveshje me këto institucione nderkombëtare, por këtë propozim nuk e keni marrë parasysh.Andaj kjo çka ju e thuani është e turpshme. Mos u mundoni të bëheni sikur nuk dinit asgjë rreth punës të këtij komisioni dhe tani të mundoheni që të arsyetoheni. Për ne kjo çka ju deklaroni fare nuk ka rëndësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE në Tiranë, reaguan ashpër lidhur protestën e dhunshme para Bashkisë së Tiranës

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE në Tiranë, reaguan ashpër lidhur protestën e dhunshme para Bashkisë së Tiranës

Ambasada amerikane  dhe Delegacioni i BE në Tiranë kanë reaguar ashpër për protestën që mbajti sot …