Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit. Ai ka saktësuar më tutje se krahasuar me vitin paraprak, këtë vit numri i zyrtarëve publik që nuk kanë deklaruar pasurinë, është shumë më i madh. Fillimisht kemi pas një listë prej rreth 300-ve, kur është pastruar lista, jemi ardhur tek lista prej 141 zyrtarë. Tashmë kemi dërguar kërkesat tek institucionet për pagat e tyre dhe jemi në proces të shqyrtimit të gjobave për këta zyrtarë publikë. Besoj se brenda javës së ardhshme, do të publikojmë edhe listën gjithë këtyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin, sepse e kemi obligim ligjor që publiku të dijë se kush janë këta zyrtarë që nuk e kanë kryer obligimin” është cituar të ketë theksuar drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Joschka Fischer: NATO ndërhyri në Kosovë sepse liria nuk fitohet duke heshtur – Europa sot ka nevojë për guxim, jo pacifizëm

Në një intervistë të thelluar për “Süddeutsche Zeitung”, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, rikthehet …