Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Ymeri: Qeveria u zbraps, ajo duhet të bie për të shpëtuar territori i Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se sot u pa edhe një zmbrapsje e Qeverisë për Demarkacionin. “Është shumë mirë që kjo marrëveshje nuk u ngjall nga Qeveria për në Kuvend. Qeveria qe dy vjet dhe sot insistoi ta dëmtojë interesin e Kosovës. Është e domosdoshme që  të mërkurën kjo Qeveri të bie për ta shpëtuar territorin e Kosovës. Ne do të protestojmë për ndalimin e Demarkacionit kurdo që ndodhë. Për format e protestës do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Ymeri.  Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje Glauk Konjufca falënderoi deputetët për këmbënguljen e tyre që kanë qenë kundër demarkacionit nga pozita e që janë rreth 15 prej tyre. “Këto tërheqje të shumta që i kemi pas nga kjo qeverisje janë shumë dhe këtë Qeveri duhet ta rrëzojmë sa më shpejt”, tha Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …