Brickos

Yuri Kim

Yuri Kim: SHBA e mbështet plotësisht reformën e Shqipërisë në drejtësi dhe integrimin e saj në BE

Ambasadorja e  Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka thënë se Shtetet e  Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht reformën e Shqipërisë në drejtësi dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian. “Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë”, ka theksuar ambasadorja e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim gjatë aktivitetit të USAID “Drejtësi për të gjithë”, i cili shënoi përparimet në reformën në drejtësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …