Zafir Berisha

Zafir Berisha e shpall kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë Hoti, Zafir Berisha, ka deklaruar se do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. “Rezultati në zgjedhje nuk ka qenë i favorshëm për Nismën sepse vendosem të dalim në mbrojte të një kauze “me çlirimtarët” e cila ka 20 vite që sulmohet nga Serbia dhe argatët e saj duke i ndihmuar edhe nga soji i Salustros, një ndërkombëtar i cili për shumë vite sajoi dosje të pabaza dhe me shpifje kundër luftëtareve të UÇK, shantazhe këtë mbi të cilat binomi Kuti-Osmani ngritën karrierën politike, për kujtesën tuaj, Salustro sot është këshilltar i kryeprokurorit të Serbisë domethënë është kthyer te punëdhënësi i vet”, ka thënë Berisha, teksa ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ait hotë se në Nisma në prill dhe mars do t’i kenë zgjedhjet e brendshme të partisë, e pastaj do të bëjnë përgatitjet për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor. Berisha ka thënë se do të jetë kandidat i këtij subjekti për kryetar të Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …