Avdullah Hoti: Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës nuk negociohet, Kushtetuta është e paprekshme

Avdullah Hoti: Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës nuk negociohet, Kushtetuta është e paprekshme

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Gjatë këtij takimi, Hoti e ka falënderuar atë për bashkëpunimin e deritashëm. “Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi. Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …