Zahrije Podrimqaku- Subashi: Ceremonia e ngushëllimeve për të ndjerin Petrit Subashin mbahet më 26 prill në Hajdini Komerc në Drenas, nga 09.00-17.00

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait, vëllait dhe familjarit tonë, Petrit Subashi, në moshën 65 vjeçare. Ai ndërroi jetë në orën 2:40 pas një operacioni në zemër, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë me 23.04.2025. Pas një jete të mbushur me dashuri, përkushtim dhe përballje me sfida, Petriti u largua nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të pa mbushur. Ai ishte zemra e familjes sonë – një burrë i urtë, një shpirt i ndershëm, dhe një bashkëshort e baba që gjithmonë e vuri familjen mbi gjithçka. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë sa shumë do të na mungosh. Por kujtimet, fjala jote e ngrohtë dhe shembulli yt do të jetojnë me ne përgjithmonë. Të qoftë dheu i lehtë, babë. Pusho në paqe, Titi zemër! Shpejt dhe papritur, na ike në botën e përjetshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …