Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti për qëndrimin e tij disa ditë në Greqi

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti për qëndrimin e tij disa ditë në Greqi. Ai ka saktësuar se qëndrimi gati një javë i Albin  Kurtit në Greqi po kundërmon në diçka që nuk duket se  është e ushqimit të mirë politik. Ai që dje hante fasule me hoxhën e Drenasit, mulla Osmanin, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke. Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka tjetër. Oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin, ka saktësuar Faton Abdullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …