leoni

Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë-Kurti Përparim Kryeziu, ka reaguar në deklaratat e zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, iu është përgjigjur deklaratave të zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano. Ai në një konferencë për media të hënën tha se rezultatet e deritanishme në dialog nuk janë dështim i emisarit Mirosllav Lajçak, por i Kosovës dhe Serbisë. Derisa Kryeziu përmes një postimi  tha se mungesa e progresit është shkaku i shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë. Është një zhvillim i dukshëm që BE-ja pranon se procesi i dialogut nuk ka ecur mirë. Megjithatë, mungesa e progresit nuk është për shkak të të dyja palëve. Këtu është një listë e shkeljeve nga Serbia të Marrëveshjes Themelore, vetëm 2 javë pasi tha PO, në shkurt 2023”, ka shkruar Përparim Kryeziu.  Peter  Stano në një konferencë për media theksoi se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …