Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dënuar aksionin e policisë në veri të Kosovës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka dënuar sikur shkruan ajo  veprimet e autoriteteve të Kosovës në lidhje me aksionin e policisë në veri të vendit. Sipas saj Kosova me këto aksione ka për qëllim “të rrisë serbofobinë” dhe ishte për efekt të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. “Dënojmë me vendosmëri veprimet  e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës të cilët ndihen të pandëshkueshëm dhe përdorin çdo justifikim për të arritur një rritje të serbofobisë në komunitetin lokal para zgjedhjeve të 17 tetorit, dhe e përdorin këtë valë për të siguruar një epërsi të forcave ultra-nacionaliste, të paafta për negociata”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme  ruse. Ajo vuri në dukje se “kursi agresiv i Prishtinës” me pëlqimin e vendeve perëndimore, vetëm e ndërlikon dialogun “veçse problematik” me Beogradin.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …