Armend Zemaj

Zemaj: Zgjedhjet në Besianë dhe Mitrovicën Veriore mund të anulohen apo edhe të shtyhen në rast se përkeqësohet situata

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se zgjedhjet e planifikuara më 29 nëntor në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore mund të anulohen apo edhe të shtyhen në rast se përkeqësohet situata në vend me Covid-19. “Kemi një test të zgjedhjeve në Besianë dhe në Mitrovicë. Sot bashkë edhe me Bordin Këshillëdhënës do të nxjerrim disa rekomandime dhe do t’ia shpërndajmë edhe KQZ-së. Kjo varet nga situata epidemiologjike në vend. Zgjedhjet mund të anulohen, të shtyhen apo edhe mund të mbahen”, ka thënë Zemaj. “Siç e kemi bërë publike s’ka aktivitete publike, nuk lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave, aktivitetet partiake mund të mbahen sipas kritereve aktuale që po i përdorim 10-15 persona sipas manualit”, ka deklaruar Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …