Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë takimit të rregullt, debatoi për situatën e sigurisë në vend, ndërkohë që zgjodhi shefin e ri të Grupit Parlamentar të PDK-së. Basri Musmurati, sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, i ka thënë KosovaPress-it se vendimi për votim të demarkacionit është marrë më herët, ndërkohë sot është votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të Grupit Parlamentarë të PDK-së, i cili do të jetë Zenun Pajaziti. Në një komunikatë për media, PDK vlerëson se i gjithë spektri politik duhet të jetë i bashkuar për çështjet me rëndësi nacionale, siç janë demarkacioni dhe çështje tjera që forcojnë shtetësinë tonë.
