Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, është pritur në Uashington nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Me këtë rast, zëvendësministri Murtezaj, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Ҫitaku, ka takuar ish-ambasadoren, Tracey Ann Jacobson dhe Matthew Palmer, drejtor i zyrës për çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore. Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikë për përkrahjen e vazhdueshme, zëvendësministri Murtezaj i ka njoftuar zyrtarët amerikanë për progresin, sfidat dhe zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, akuzoi Qeverinë e Kurti për mungesë të bashkëpunimit me komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të bashkëpunimit me …