Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë sot Shqipërinë

Zëvendës ndihmës sekretari për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë sot Shqipërinë. Ai me këtë rast do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe problemet që shqetësojnë të dy vendet. Zyra për mediat e kryeministrit njofton se takimi Rama-Reeker do të mbahet në Kryeministri rreth orës 10:30, ndërsa njoftohet se nuk do të ketë konferencë për shtyp. Në orën 11:40, Rekeer do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën bëhet e ditur nga zyra për marrëdhënien me mediat në Partinë Demokratike. Zyrtari amerikan pas vizitës në Tiranë, do të udhëtojë në Ohër të Maqedonisë Veriore, për të marrë pjesë në konferencën “Rruga e Prespës”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …