Zëvendës-presidenti i BE-së Rainer Wieland, depuetetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Zëvendës-presidenti i BE-së Rainer Wieland takon depuetetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme Vjosa Osmani sot takuan Zëvendës-presidentin e BE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së, bën të ditur komunikata për media nga LDK. Hoti e falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës. Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. “Në fund të takimit Wieland falënderoi Hoti për takimin si dhe theksoj edhe një herë se LDK mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik te vendit tonë”, theksohet në komunikatën e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …