Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj kërkon nga Ukraina që ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj kërkon nga Ukraina që ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore “Përvojat e Ballkanit, mësime për Ukrainën”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Hoxhaj tha se Ukraina duhet të mësojë nga përvojat e Ballkanit, meqë ka pasur modeled he zgjidhje të ndryshme. Mirëpo, Ukraina duhet t’i inkorporojë këto mësime në gjetjen e zgjidhjeve të vecanta, meqë situatat janë të ndryshme dhe të pakrahasueshme me njëra tjetrën. “Ne jemi krenarë me procesin e shtet-ndërtimit tonë. Jemi shembull në integrimin e komunitetit serb në nivel qëndror dhe lokal, duke u dhënë të drejta që nuk krahasohen me asnjë komunitet pakicë në Evropë”, ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryemnistri është ndalur tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Ukrainës e cila ende nuk ka ndodhur. “Paqja dhe dialogu në Ukrainë janë të rëndësishme edhe për paqen në Ballkan. Kosova është sjellë me qartësi strategjike duke dënuar ngjarjet e marsit të vitit 2014 dhe ka vendosur sanksione kundër Rusisë, duke iu bashkëngjitur aleatëve perëndimor. Përkundër kësaj, Ukraina deri më tani nuk e ka njohur Kosovën, por është fshehur duke hezituar të marrë qëndrim. Njohja e Kosovës nga Ukraina është në interes të të dyja vendeve”, ka deklaruar Hoxhaj në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …