Zëvendëskryeministri Tahiri: Do të bëhet hapja e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorë të ekonomisë

Zëvendëskryeministri Tahiri: Do të bëhet hapja e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve të tjerë ekonomisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se do të bëhet lirimi i masave për disa sektorë të ekonomisë pas pandemisë COVID-19 në vend. Ai ka njoftuar se është diskutuar me ministrat përkatës që të bëhet hapja e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve të tjerë. “Gjatë mëngjesit të sotëm, së bashku me zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj patëm takim konsultues me ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë. Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë”, njofton Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …