leoni

Zëvendësndihmëssekretari Yee: Ballkani, sfida serioze

Zëvendësndihmëssekretari Yee: Ballkani, sfida serioze

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në një seancë të mbajtur për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan, ka thënë se Ballkani përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990. Në këtë seancë, senatorë dhe ekspertë kanë bërë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllimin të zmbrapset ndikimi rus, të shmanget përshkallëzimi i krizave e të mbështeten reformat dhe stabiliteti. Yee ka theksuar se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe ShBA-në. Ai ka përmendur disa përparime të arritura me mbështetjen amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, shkruan “TCh”. “Me angazhimin tonë dhe të Evropës, gjatë muajit të kaluar kemi parë disa suksese reale. Hyrja e Malit të Zi në NATO, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i japë fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të rinj me Bashkimin Evropian këtë muaj”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …