Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell: Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e demarkacionit

Zëvendëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane, Wess Mitchell: Të zgjidhët çështja e demarkacionit me Malin e Zi

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Ai pas takimit me kryetarin Hashim Thaçi, ka thënë se ndihet i lumtur që vizitën në Kosovë. “Kosova ka marrëdhënie të mirë e të thellë me ShBA-në, e kjo do të thellohet edhe tutje. Dëshiroj t’ju them se vitin e ardhshëm do të kemi një rol edhe më aktiv”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë si dhe duhet t’i japë epilog marrëveshjes së demarkacionit. “Vlerësojmë lartë luftën e Kosovës dhe bashkëpunimin e mirë që keni në luftën kundër terrorizmi dhe ISIS-it. Kosova ka shënuar 10-vjetorin e saj si shtet dhe ka arritur shumë si shtet, duke treguar një arritje të mëdha në ekonomi. Kosova duhet të të marr hapa të rëndësishme për të siguruar rrugën drejt integrimit evropian. Ajo duhet ta zgjidhë çështjen e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Mitchelli.

Më tutje,  ai ka thënë se ai nuk ka ardhur në Kosovë për të shpalosur ndonjë plan të veçantë apo pako për Kosovën, siç kanë raportuar mediet serbe. “E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit tim këtu. Mund të ju them se nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan të veçantë por të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë që të jap përkrahjen për një të ardhme të përbashkët drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …