Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me gjithsejt 82 vjet burgim sulmuesit e Ziadin Selës

Ziadin Sela: Nëse në 100 ditët e para të Qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën, LR-PDSH-së tërhiqet nga Qeveria

Kryetari  i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka rikonfirmuar  qëndrimin se nëse në 100 ditët e  para  të Qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Po ai shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë dhe  nuk është i nevojshëm kalimi i ligjit në komisionin e Venedikut me arsyetimin që të mos i lihet hapësirë kushtetueses për ta kontestuar atë. Sa i takon rishikimit të buxhetit, Sela vlerëson se disa pjesë të platformës politike të partisë së tij janë marrë parasysh, ndërsa lidhur me pikat e deklaratës së përbashkët shqiptare si zhvillimit të barabartë rajonal dhe formimi i një Komisioni për ndarje të drejtë të buxhetit, Sela thotë se do të zbatohen nga miratimit të buxhetit dhe vazhdon të mbështesë bashkimin e mundshëm të subjekteve të Aleancës për Shqiptarët në një parti të vetme.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …