Zymer Mehani

Zymer Mehani: I dashur atdhe

I dashuri atdhe

 

Edhe në tufane

 

Edhe në tërmete

 

Je melodi jete

 

 

 

Edhe në shtrëngata

 

Edhe n’uragane-

 

N’stuhi kapedane

 

 

 

Edhe n’dallgë të kohës

 

Edhe në trazime

 

Ti je zemra ime

 

 

 

Je ylber shumëngjyrësh

 

Trëndafil i bardhë

 

I ëmbël nektar

 

 

 

Je e gjallë pikturë

 

Dhe loti im je

 

I DASHURI ATDHE

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: 17 NËNTOR 1944 GEZUAR FESTËN E ÇLIRIMIT, TIRANA JONË HEROIKE!

82 VJET NGA ÇLIRIMI I TIRANËS SË KUQE! – 17 NËNTOR 1944 – 17 NËNTOR …