Zymer Mehani

Zymer Mehani: PRANVERË  E PËRGJAKUR

(Ty, Nënë që e linde Besimin)

Në 22-vjetorin e rënies në altarin e  atdheut të Besim Berishës

1.

Ato fusha t’ blerta

N’kujtesë më kanë mbetë 

Në atë sy pranvere

T’bjerra e lënë shkret

I braktisëm fshatrat

Braktisëm qytet

Nga truall iliriku

Na dëboi armiku

2.

Treni i gjatë çante

Qanin zemrat tona

Trishtueshëm fishkëllonte

Linim vatrat tona

Agime t’përlotura

E muzgje të përbaltura

Fshatra pranverake

Shtëpi të përflakura

Armiqtë e pamëshirshëm

Na dëbonin e përndiqnin

Me duar të përgjakura

Na prenin e na vritnin

3.

Përndiqeshim e vriteshim

Se ishim shqiptarë 

Fushat me lulëkuqe

I linim duke qarë 

Të shtëpive tymëra

Në kraharor më shponin

Lulet e këputura

Në zemër më lëndonin

4.

Por, atdhe i dashur

Me zemër të plasur

Kam parë zi e tmerr

Në dritë e n’skëterrë 

N’atë pranverë të mjerë 

Buzë pleqsh për ujë t’etur

Sy fëmijësh të tretur

Me lodrat n’shtëpi mbetur

Me buzëqeshje t’helmuar

E mendje t’shkallmuar

Me qafë të këputur

E kokë të përulur

5.

Bijtë e Shqipes trime-

Ushtarët çlirimtarë 

U betuan me besa-besë 

Për vdekje a për jetë 

Për luftën e drejtë 

Nën Flamurin kuqezi

Për mua dhe për ty

Në truallin e përgjakur

Të djegur e t’përflakur

Qëndruan burrërisht

Dhe vdiqën trimërisht

Se këtë tokë arbërore

E donin shqiptarisht

N’këtë qiell janë lartësuar-

Meteorë të pashuar

6.

Qante me lot mali

Për lisat e gjatë 

Për një xixë shkëndije

Qante natë e ngratë 

Dhe fusha lotonte

Për lulëkuqet e saj

Pamëshirshëm fishkullonte

E keqja n’ty atdhe

Nga skaji në skaj

Ngase ishim lindur

Shqiptarë të gjithë ne

7.

Ujqërit ulurinin

Dhëmbët i zgërdhinin

Seç na futnin tmerr

Këta derr-beterrë 

M’kujtohet tani

Ajo lemeri

N’atë kohë të përgjakur

Ti Atdhe i përflakur

I tëri seç ishe

Nga kthetrat e asaj bishe

Kudo shkrumb e hi

Furtunë e stuhi

8.

Por, ne jemi shqiptarë 

T’përbuzur e t’vrarë 

Armikut idhnak

Kurrë s’i patëm hak

N’vështirësi qëndruam

S’u mbytëm- jetuam

Pa atdhe të mbetur

Nëpër botë të tretur

9.

E n’ t’imin qytet

Në të bukurin shesh

Vërtitej një dreq

Me dreqërit e tjerë 

Me lebeti e tmerr

E shprazën për ta lënë t’mjerë 

Nëpër rrugët e tij

Gjaksori kaloi

E ne na dëboi

Donte t’na fsharosë 

T’na presë e gjakosë 

Gjarpërisht na kafshonte

Me helm na helmonte

10

Tani seç më vijnë 

Kujtimet pastaj

Për lanetë e djaj

E më bëjnë me vaj

Nga zemërimi qaj

Përmbi sy të nënës

Një mjegull u shfaq

Vuajtje ndjen në zemër

Për djalin e saj

Nga hidhërimi theu gishtat:

-Qofshin të mallkuara bishat!

11

Ajo nënë e fortë 

E mbuloi fytyrën

Dhe u mbyll n’vetvete

Me grusht i ra gjoksit

U drodh si në ethe

Por nga gjoksi i saj

As zë as dënesje

As ah dhe as oh

As bërtimë e prekshme

Veç lotët i pikuan

Për faqesh i shkuan

Fytyrës së mekur

Për birin e vdekur

12.

Mali seç u shkund

Fusha seç u tund

E nëna s’u mund

N’mbrëmjen e purpurtë 

Seç shkëlqeu një yll-

Djali i saj trim

N’zemër plot guxim

Mu para agimit

Me krahët e fitimit

Kënga mori udhë 

E malet gjëmonin

Brigjet seç ushtonin

Dielli po ndriçonte

E ky trim lirie

I vdekur po jetonte

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin, T’i njoh plagët e ta di hallin, T’i njoh dhimbjet …