Dolën nga shtypi librat: “Gjergja me Adema” dhe “Riliri i Ritrollit”, të autorit Selman Dervishi

Zymer Mehani: Shkrimtari është ndërgjegjja e kombit

(Disa fjalë për krijimtarimë e poetit dhe të publicistit, Selman Dervishi)

Selman Dervishi, ky emër tashmë i njohur për lexuesit shqiptarë, këtyre ditëve po e publikon edhe vëllimin e tretë “Gjergja me Adema”, në të cilën pasqyron në vija të trasha, por edhe hollësisht historinë e gjatë qëndrestare të popullit shqiptar prej Motit të Madh Skënderbejas e gjer te Epoka e ndritur ademjashariane dhe e UÇK-së, po duke vazhduar me shkrimet e tij edhe për aktualitetin, në të cilin po jetojmë.

Në këtë kohë pandemie jemi duke kaluar një tronditje thuajse globale. Prandaj, me të drejtë do të pyes edhe poeti e shkrimtari Selman Dervishi se si mund të bëhemi të fortë dhe të krijojmë besim të plotë tek institucionet tona shtetërore, apo më mirë të themi te prijësit e tyre, te partitë e majta, të djathta apo të larme, që mu në çastet më të rënda për popullin tonë, gjetën shkas për t’u rebeluar duke e shkarkuar edhe qeverinë e vendit?!…

Çdonjëri që ka pak mend në kokë e di se është më mirë ta kesh një qeveri sado e dobët të jetë ajo sesa, në këtë kohë të rrezikshme të mbetemi pa asfarë qeverie, kur nëpër dyert tona përditë po troket vdekja e zezë si shkak i sëmundjes Covid 19.

Dijetarët kanë thënë se vdekja është hiçgjë ose është gjithçka. Tek e fundit ajo nuk është fundi i të keqes, por e keqja më e madhe është kur mbetemi si popull në kurth të një zënke tekanjoze grupacionesh, partish a individësh të papërgjegjshëm, mu në kohën e rrezikut më të madh. E siç e shohim edhe në opison krijues të autorit Selman Dervishi, të gjitha këto ndarje, mosmarrëveshje e përçarje ne shqiptarëve, si dje, ashtu edhe sot po na sjellin vetëm dështime dhe humbje si popull dhe komb.

Çdo orvatje për t’i arsyetuar këto veprime e hapa të pamatur të udhëheqësve tanë është e kotë, ngase kur bota përparimtare e tëra natë e ditë u bën thirrje njerëzve që ta ruajnë distancën sociale dhe t’u shmangen kontakteve me të tjerët duke qëndruar nëpër shtëpitë e veta për ta evituar infektimin me koronavirusin vdekjeprurës, tek ne ndodh paradoksi, sepse pa pikë ndërgjegjeje, mu në mes të Prishtinës dëgjohen zëra udhëheqësish të rangut të lartë, siç është predidenti i shtetit, që në njëfarë mënyre fton për mosdëgjueshmëri qytetare. Kjo do të thotë që ne të dalim dhe të bredhim poshtë e lart gjersa të ndeshemi me virusin jetëmarrës!… Kjo i bie si të vallëzosh në një fushë të minuar, ku nga çasti në çast vetëm një hap i gabueshëm mund të të çojë në ajër. E kjo gjendje e padrejtë është edhe preolupimi i poetit Dervishi.

Populli ka nevojë për mendjendriturit, por jo për tekanjozë e hipokritë. Jemi në situatë të rëndë, prandaj politika është e rendit të fundit, do të na këshillojë penarti Selman Dervishi.

Njeriu nga vetë natyra e tij është kërkues dhe mohues njëkohësisht. Ai me t’u ndodhur përballë të keqes, së pari do t’i drejtohet qiellit (Zotit) dhe pastaj menjëherë edhe institucioneve shtetërore duke kërkuar kurajë dhe ndihmë morale dhe materiale prej tyre për tejkalim të situatave të rënda të shoqëruara me humbje, dhimbë e vdekje, do të mësojmë nga proza poetike e Selman Dervishit.

Ai do të thotë edhe faktin se gjatë historisë ne shpesh jemi thyer në gjunjë nga vdekja mizore, por prore kemi ngadhnjyer kundrejt saj. Por kurrë nuk duhet të thyhemi në gjunjë nga veprimet e pamatura të udhëheqësve të institucioneve tona. Përkundrazi ato duhet t’i shohim si mbështetëse dhe mburojë gjatë situatave të rënda.

Autori Selman Dervishi do të na njoftojë edhe për origjinën e tij. Ai, ndër të tjerash, diku në faqet e këtij libri thotë: “Ou, jam ndër dëshmitarë të gjallë, ish- nxënës i ish- mësuesit, poetitit, ah, patriotit, dëshmorit të kombit, Fazli Greiçevci, i cili vetëm pse ishte me ndjenja patriotike, me tendenca revolucionare, ouuh, mbarëshqiptare; ah, duke përkrahur misionin e poetit, veprimtarit, shqiptarit, Fan Stilian Noli nga USA, ah, kur UDB-a jugosllave e burgosi, trungsosi, duke e terrorizuar, therrorizuar; ouh, gjer më mbytje, oh, shtypje më katastrofale, më kanibale dhe duke mos lejuar, as ta varrosin, as ta hapin arkivolin; as të shikojnë kasapërimin e trupit të shkrimtarit o mësuesit, patriotit; duke ruajtur edhe varrin me policë për të mos e shpluar dhe zbuluar kasapërimin nga bishat më të tërbuara kanibale të UDB-ës serbo-jugosllave, për të vetmën arsye, oh, pse ishte veprimtar dhe shkrimtar, revolucionar mbarëkombëtar, o mbarëshqiptar!”

Shkrimtari i shquar, Selman Dervishi do të deklarojë ndër tjerash se nga demostratat (1981) atij iu ndaluan publikimet e botimet, për shkak gjoja të irridentizmit; duke i preferuar të shkurajë për domate, speca, kastraveca!, siç shprehet ai.

Autorit të shumë librave, z. Selman Dervishi i urojmë jetë të lumtur dhe punë të palodhshme në krijimtarinë e tij letrare!

Podujevë, më 2 tetor 2020. Zymer Mehani

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin, T’i njoh plagët e ta di hallin, T’i njoh dhimbjet …