Qeveria e Kosovës

Zyra e kryeministrit ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa, thuhet në një kumtesë për opinion, Kohëzgjatja e pezullimit do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata. “Me qëllim të përgjigjes në pyetjet e shumta të gazetarëve të interesuar, ju informojmë se Zahir Bajrami, është pjesë e shërbimit civil në administratën e Zyrës së Kryeministrit që nga data 21 qershor 2004, ndërkaq, pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa të kësaj Zyre, e mban që nga data 05 prill 2005”, thuhet në njoftimin e ZKM. Zahir Bajrami ishte arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar para për zgjidhjen e një lënde në gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Kumanovës

Më 9 e 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kanë rënë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur të luftëtarëve shqiptarë

Më 9 e 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kanë rënë 10 pjesëtarë të …