Pa viza

Zyra e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mbetet e hapur

Zyra e kryetari të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mbetet çështje e hapur.  Macron lidhur me pezullimin tha dje  në Tiranë se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, për shkak “të mosrespektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit. Nga Zyra e presidentit të Francës janë sqaruar lidhur me këtë çështje përmes një deklarate për mediat shqiptare. Ata thonë se Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur, saktësoi  Zyra e Presidentit të Francës në një përgjigje për mediumin ABC News.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …