Kuvendi i Kosoves

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, demanton Televizionin T7

Televizioni T7, në një storie të mbrëmshme të lidhur me, siç thuhet, shpenzimet e një delegacioni të Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës në Tiranë, të realizuar më 25 dhe 26 maj 2018, ka dezinformuar publikun lidhur me përbërjen e delegacionit. Në këtë storie, ndër të tjera, thuhet se pjesë e delegacionit ishte “edhe sekretari i Kuvendit dhe asistentët e tij”. Dëshirojmë të sqarojmë se sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi e as asistentët e tij, nuk kanë qenë pjesë e delegacionit e as vizitës. Kërkojmë nga Televizioni T7 që t’i japë hapësirën e duhur këtij demanti thuhet në fund të reagimit të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …