Brickos

RTK-ja

Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar hetimin e performancës dhe auditimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të RTK-së

Zyra Kombëtare e Auditimit  ka filluar hetimin e performancës dhe auditimin e Pasqyrave Financiare Vjetore  të Radio Televizionit të Kosovës. RTK financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe të hyrat tjera vetanake. Për vitin 2020 nga buxheti i Kosovës është financuar me 11 milionë e 200,000€uro dhe buxheti i planifikuar nga të hyrat vetanake për këtë vit ishte 1 milion e 8.12,000€. Shpenzimet e RTK-së për vitin 2020 ishin në vlerë prej  12,591,000€. Auditimi i Pasqyrave Vjetore Financiare të RTK-së për herë të fundit nga ZKA-ja është kryer në vitin 2010. Që atëherë auditimi i RTK-së kryhet nga një auditor i jashtëm, të cilin ajo  e përzgjedhë me procedura të prokurimit. Raporti i fundit i auditimit të performancës së RTK-së nga ZKA-ja është publikuar në vitin 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …