Zyra Kombëtare e Auditorit rendit Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkelje të buxhetit

Zyra Kombëtare e Auditorit ka bërë publike gjetjet e saj për Ministrinë e Punëve të Brendshme në raportin e vitit 2023, duke zbuluar disa shkelje të rënda në administrimin e buxhetit. Sipas raportit, ministria ka realizuar pagesa prej mbi 100 mijë eurove për 20 punëtorë, të cilët nuk kanë paraqitur asnjë ditar punë gjatë vitit të kaluar. Gjatë vitit 2023, Ministria e Punëve të Brendshme ka ekzekutuar 108 mijë e 794 euro të fondit publik për pagesa të personelit, të cilët nuk kanë treguar prezencë në vendin e punës. Kjo praktikë ka shkaktuar dëme serioze në buxhetin e Kosovës, sipas zyrës së auditimit. Gjatë kësaj periudhe, 20 punonjës të komunitetit serb janë angazhuar nga ministria, megjithëse ata nuk kanë qenë të pranishëm në punë. Raporti i detajuar i auditorit ka theksuar nevojën për veprime të menjëhershme për të mbrojtur buxhetin shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …