Turqisë

Zyrtarët doganorë turq ndaluan një anije ruse mallrash që transportonte, grurë për të cilën Ukraina pretendon se është vjedhur

Zyrtarët doganorë turq kanë ndaluar një anije ruse mallrash që transportonte grurë për të cilën Ukraina pretendon se është vjedhur, sipas ambasadorit të vendit. “Ne kemi bashkëpunim të plotë. Anija është aktualisht në hyrje të portit, ajo është ndaluar nga autoritetet doganore të Turqisë”, ka thënë të dielën Vasil Bodnar. Ai tha se fati i anijes do të vendoset nga një takim i hetuesve të hënën. Ukraina i kërkoi Turqisë të ndalonte anijen të premten pasi dyshohet se përmban një ngarkesë drithi të marrë nga porti Berdiansk i pushtuar nga Rusia. Anija e mallrave me flamurin rus ,Zhibek Zholi, u fotografua pranë bregut të portit, Karasu të Detit të Zi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …