Zyrtarët e korruptuar vendorë e ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë deklarata të ashpra kundër korrupsionit

Zyrtarët e korruptuar vendorë e ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë deklarata të ashpra kundër korrupsionit

Zyrtarët vendorë e ndërkombëtar kanë vazhduar deklaratat deklarative dhe  të ashpra kundër korrupsionit. Gjatë lansimit të të ashtuquajturit “projekt kundër krimit ekonomik në Kosovë”, kryeministri, Isa Mustafa theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe janë duke u angazhuar me përkushtim për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Mustafa nuk ka përmendur se si është pasuruar dhe sa afera për korrupsion mbahen në dosje të mbyllura në komunën e Prishtinës kur ishte kryetar.  Ndërkohë, Tomas Knoch nga zyra e Bashkimit Evropian theksoi se Kosova ka ligje të mira por po mungon zbatimi efektiv i tyre. Ai shtoi më tutje se korrupsioni dhe shpëlarja e parash janë kanceri i shoqërisë dhe se duhet t’iu vij fundi. Knoch nuk ka shpjeguar si mund të ndërtohet  kapitalizmi pa korrupsion  dhe nuk ka dhënë shifra për korrupsionin që ka kapluar BE-në. I ashpër kundër  korrupsionit si kurdoherë është  tregua edhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai theksoi se reforma e vazhdueshme në rend dhe ligj si dhe lufta kundër korrupsionit mbeten prioritet i institucioneve të vendit në rrugën drejt BE- së. Korrupsioni është më shumë se vepër penale është luftë që duhet ta bëjmë për vendin tonë.  Kjo fjali e z. Kuçi është përsëritur dhe përsëritet qindra herë por pa rezultate. Nga viti në vit Kosova po ndërton kapitalizmin e korruptuar me zyrtarë ndërkombëtarë super të korruptuar.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …