Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Zyrtarja e lartë e Parlamentit anglez, Alicia Kearns iu ka rikthyer akuzave te lidhura me kontrabandën e armëve nga Serbia, në Kosovë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns iu ka  rikthyer akuzave te lidhura me kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë. Ajo ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Kearns, aktualisht kjo nuk është qasja e BE-së dhe Amerikës. Situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetë përreth Evropës dhe përtej. Ekziston një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë Kosovën dhe Serbinë që t’i zgjidhin tensionet dhe të vazhdojnë drejt një bashkëjetese paqësore. Gjithsesi, nëse procesi i normalizimit do të vazhdojë, duhet të bazohet në trajtim të njëjtë dhe barabartë për të dy palët – që aktualisht nuk është qasje e BE-së dhe SHBA-së. Ajo më 4 korrik, kishte denoncuar faktin se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato magazinoheshin në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe. Ndërkohë  Dioqeza kishte kërkuar që të hetoheshin urgjentisht akuzat e bëra nga deputetja britanike. Kryetari serb Vuçiq tha  se Serbia po zhvillon një hetim kundër deputetes britanike. Kearns ka rrëfyer për kërcënimin që i bëri Vuçiç si dhe bisedat me kryeministrin  e Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …