Asfaltohet rruga “Faik Jashari” në qytetin e Skenderajt

Rruga unazore “Faik Jashari” që lidh rrugët “Sala e Hamit Jashari” dhe “Fazli Grajqevci” është asfaltuar të premten. Kjo rrugë është projekt i ri që po realizon Komuna e Skenderajt në qytet më qëllim të lehtësimit të qarkullimit në pjesën qendrore të qytetit.

Këtë vend punishte e ka vizituar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast nënkryetari Nura ka deklaruar se Komuna e Skenderajt po realizon një projekt jetik për qytetin e Skenderajt, pasi ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë komunikacion në qendër të qytetit.

Ai theksoi se rruga e asfaltuar sot dhe rruga “17 Shkurti” që pritet të asfaltohet së shpejti janë pjesë e Planit Urbanistik të Skenderajt si unazë e qytetit, e cila po merr formë.

Rruga “Faik Jashari” është rrugë e re e ndërtuar së fundmi nga Komuna e Skenderajt që kalon pranë shkollës “Shaban Jashari” dhe krijon një arterie të re të rrjetit rrugor të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …